Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut afrohet stuhia e fuqishme, Qendra për kriza tregon cilat qytete do të përfshihen

Shpërndaje

Në pritje të stuhisë “Andrea” që pritet të kaplojë rajonin në ditët në vijim dhe të sjell reshje të mëdha me sasi prej 50 deri 80 milimetra në metër katror, në Qytetin Shkup mbledhje mbajti qendra për kriza me të cilin kryesoi Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

Në takim, siç deklaruan nga Qyteti i Shkupit, janë bërë koordinime të aktiviteteve dhe janë ndarë obligimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat tjera dhe institucionet shtetërore. Para fillimit të stuhisë, ekipet e “Ujësjellësi dhe kanalizimi” janë duke i kontrolluar puset dhe kanalet për kullim në pikat kritike të qytetit, derisa ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” kanalet kryesore të kullimit në Shkup.

Nga Qyteti Shkup apelojnë të fiken pompat e gropave ndërtimore, kurse qytetarët t’i paraqesin problemet në telefonin 193 dhe të mos parkojnë nën aleja të drunjve dhe afër kanaleve për derdhjen e ujërave. Në mënyrë plotësuese, në rast të rrufeve të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetëm.

Në pajtim me informatën nga DPHM për mundësinë e një sërë reshjesh shumë të mëdha prej mbi 50 litra për metër katror, kurse në pjesët e skajshme perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra.
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) ka mbajtur takim pune të çrregullt dhe e aktivizoi Trupin operativ për ballafaqim, me ç’rast me vigjilencë e ndjek gjendjen me mobilitet të zmadhuar dhe gatishmëri të ekipeve të vazhdueshme të forcave për mbrojtje dhe shpëtim.

Sipas DMSH, nëse reshjet bien për periudhë të shkurtë në sipërfaqe të vogla të pjerrëta, është e mundur paraqitje e derdhjeve lokale.

-Apelojmë për lëvizje me kujdes afër rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata, në pjesët e skajshme perëndimore, jugperëndim dhe veriperëndim, ku ekziston mundësi për derdhje lokale dhe paraqitje e mundshme e rrëshqitjeve të dheut dhe erozionit, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë. Krahas këtyre rajoneve, vëmendje të veçantë mundësi të shfaqen derdhje lokale duhet t’iu kushtohet grykave rreth malit Kozhuv dhe zonës Gjevgjeli-Vallandovë, thotë Drejtoria.

Nëse ka eventualisht ka reshje intensive në zonat urbane, për shkak të shkallës së lartë të rezistencës ndaj depërtimit të ujit (sipërfaqe betoni dhe asfalti), priten edhe derdhje të shpejta nëpër rrugët urbane dhe paraqitje e sipërfaqeve me ujë të mbledhur për shkak të bllokimit me ujë të dhe material të bartur në puset dhe kanalet atmosferike për derdhjen e ujërave. Në lokacione të caktuara ku ullukët janë të lidhur me kanalizimin e zakonshëm është e mundur të ndodh përmbysje e disa hapësirave të bodrumeve për shkak të mbingarkimit të gypave të kanalizimit.