Rajoni

Gruaja që la Zvicrën për të jetuar në Shqipëri (VIDEO)

Shpërndaje

Maria Medina la Zvicrën për Shqipërinë 13 vjet më parë.

Në vendin që nuk e njihte aspak, shihte kafshë që trajtoheshin keq. Nisi të përkujdesej për to dhe brenda muajit numri shkoi me qindra. Andaj, vendosi të jetonte në Tiranë.

Sot, në fermën e saj ka rreth 300 kafshë që vijnë të lënduara e të keqtrajtuara. E pyetur se çfarë mendon për trajtimin e kafshëve në Shqipëri, Maria Medina thotë se në Shqipëri shumica nuk i trajtojnë si duhet kafshët.

“Pyetje e vështirë. Shumica nuk i trajtojnë mirë kafshët. Ata nuk janë shumë miqësor me kafshët. Atë që nuk mund ta përdorin më, e flakin. Nëse dikush lëndohet ose sëmuret, hidhet në rrugë, pa marrë parasysh nëse është qen, mace, kalë, gomar apo dele. Nuk ka kurrëfarë rëndësie, ajo që nuk përdoret më, hidhet dhe nuk kujdesen më aspak për to”, thotë Medina.

Kështu, nismën personale e ktheu në kauzë, pas disa vitesh ngriti qendrën “Tierhilfe Tirana”./DW/

VIDEO