Shkëndija me një super transferim para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve
Gjatë ditës së djeshme Sabien Lilaj festoi triumfin në Kupën e Azerbajxhanit me skuadrën e tij, Gabala, ndërsa orët e fundit po qarkullon lajmi se mesfushori i Kombëtares Shqiptare do të largohet prej andej.
Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se Lilaj ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, të cilës pritet t’i bashkohet menjëherë, për të nisur përgatitjet për eliminatoret e Champions Leagues.
Sabien Lilaj u transferua në Azerbajxhan vetëm verën e kaluar, pasi UEFA konfirmoi pezullimin 10-vjeçar në Europë për Skënderbeun, ndërsa kohët e fundit mesfushori është bërë pjesë e pandashme e Kombëtares Kuqezi.SS