Sonte, Seferi-Rad. Jam i motivuar për t’i bërë krenar shqiptarët nga Ilirida e Preveza deri në Preshevë
Nuri Seferi do të rikthehet në ring. Ai do të ndeshet me boksierin gjermane Rad Rashid. Nuri Seferi i cili peshon 90 kilogram do të ketë përball ‘bishën’ me nënshtetësi gjermane 91 kilogramshin, Rad Rashid.
Seferi permes agegjencise së lajemeve “Presheva Jonë” paralajmëron se: “Jam shumë i motivuar për t’i bere krenar shqiptaret nga Ilrida e Preveza deri në Preshevë!..”
Meçi do të zhvillohet të shtunë (më 25 maj) në “Sport Halle Grossmat Kirchberg” të Gjermanisë dhe pritet të fillojë rreth orës 22:30.
Vlen të përmendet se Nuri Seferi gjithnjë mbronë ngjyrat Kuq e Zi, teksa përball do ta këtë kundërshtarin që mbronë ngjyrat e Gjermanisë.
Seferi e cilëson Rad Rashidin si një ndër boksierët më të mirë në Gjermani dhe të shtunën pritet të jetë një meç tejet interesant.
Ndërkaq këtë meç të madh mund ta shikoni ekskluzivisht në faqen zyrtare të Nuri Seferit në “Facebook”.