Gruevski deponon në Kuvend dorëheqjen e tij në gjuhën hungareze
Dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i deputetit ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili pas procedurave gjyqësore iku në Hungari, ku fitoi azil politik, është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të mërkurën më 5 qershor.
Pritet që të hënën kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin me shefat e grupeve parlamentare ta shqyrtojnë dorëheqjen e Gruevskit dhe të vendosin nëse do ta vënë apo jo në rend dite të seancës së radhës, të caktuar për të martën, kjo nisur nga fakti se veçmë në seancën e së martës ekziston pika e rendit të ditës për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka konfirmuar se dorëheqja ka arrit në kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit.
“Dorëheqja ka arrit më 5 qershor. Është dërguar në përkthim nga gjuha hungareze dhe pasi të përkthehet do tu dorëzohet edhe deputetëve”, ka deklaruar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.