‘Busti i Madeleine Albright ngjanë me figurën e Titos’
Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright, ka arritur sot në Kosovë.
Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe më pas edhe nga krerët më të lartë të shtetit, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit Bill Clinton dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.
Ish-sekretetarës i është punuar edhe një bust në Prishtinë, që do të zbulohet nesër zyrtarisht.
Edhe kësaj here nuk ka kaluar pa kritika, pas publikimit të fotografive të para.
Në faqen e Facebook kritiku i artit Ilir Muharremi ka postuar fotografinë e bustit të Albright derisa në një përgjigje për “Kosova Sot Online”, ka deklaruar se ngjanë shumë me figurën e Titos. “Është një bust shumë i zymtë, figura e Albright është shumë mashkullore dhe pjesa e fytyrës ngjanë me atë të Titos”, është shprehur shkurt Muharremi.