Kuvendi i Shqipërisë voton rezolutën kundër presidentit Meta
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me shumicë vota rezolutën e mazhorancës kundër Presidentit Meta, i cili ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Rezoluta mori 100 vota pro, 7 jo, dy abstenim dhe një nuk votoi.
Në një seancë maratonë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë diskutuan në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.