Maqedonia si Zvicrra: “Blicat” do të fotografojnë, dënimet do të vinë në shtëpi me postë!
Kamerat do të munden të njohin kundërvajtje të caktuara dhe direkt të shqiptohen dënime për kryerësit e veprave, kështu do të evitohen ndikimi nga jashtë dhe do të shkurtohet koha për shqiptimin e dënimeve.
Këtë sot e ka paralajmëruar ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili ishte prezent në projektin “Të sigurt në shtëpi”, duke komentuar për gjendjen e komunikacionit dhe fatkeqësitë, para se gjithash aksidentin tragjik të mbrëmshëm në bulevardin “Borsi Trajkovski” ku jetën e ka humbur një 21 vjeçar dhe një tjetër 48 vjeçar.
Ai nuk precizoi kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, të cilët do të mundësojnë vendosjen e kamerave të sigurisë për kundërvajtje, mirëpo theksoi vendi ka nevojë për ngritje të vetëdijës publike dhe kulturës në komunikacion.