Aktivisti i ASH nga Kumanova paditet për përgjimet
Meinistria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj Lulzim Alitit nga Kumanova për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik nga neni 151 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe neni 4 i ligjit për mbrojtje të privatësisë. Pas publikimit të ndaluar të përgjimëve joligjore në rrjetet sociale, Policia dhe Prokuroria e vendit është mobilizuar duke kallëzuar penalisht disa individ që po botojnë dhe po shpërndajne materiale joligjore, por kanë filluar edhe parandalimin e tyre. Jozyrtarisht, Lulzim Aliti është anëtar i Aleancës së Shqiptarëve të Ziadin Selës. Njohësit e rrethanave implikojnë drejtpërdrejtë strukturat e ASH me publikimin dhe shpërndarjen e materialive ilegale si dhe thirrjet për protesta. Prokuroria dhe Policia e shtetit njoftuan që në bazë të Kodit Penal dhe Ligjit do të ngrisin procedura kundër të gjithë individëve që posedojnë publikojnë dhe shpërndajnë përgjime joligjore në rrjetet sociale.