Sport

Finalen e siguron edhe Nora Gjakova

Shpërndaje

Pas Majlinda Kelmendit, finalen në Lojërat Olimpike Evropiane e ka siguruar edhe xhudistja Nora Gjakova.

Nora Gjakova është treguar superiore në luftën gjysmëfinale kundër portugezes Telma Monteiro, të cilën e mposhti me ippon në kategorinë deri në 57 kilogramë.

VIDEO
Rruga drejt finales për Norën, nuk ishte e lehtë, e cila fitoi dy ndeshje.

Turneun e Minskut Nora e nisi duke pushuar në rrethin e parë, ndërsa në rrethin e dytë mposhti francezen Gneto Priscilla.

Kundërshtarja e radhës e Norës në Minsk, ishte gjermania Pauline Starke, të cilën po ashtu e mposhti, për të regjistruar një tjetër sukses për xhudon.

Në finalen e madhe, Nora Gjakova do të përballet me fituesen e sfidës mes ruses Daria Mthetskaja dhe gjermanes Sappho Coban.