Rajoni

Rama për opozitën: Ka ardhur koha që të treten rrugëve

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli sërish për braktisjen e zgjedhjeve nga PD dhe LSI.

Rama tha për partitë opozitare se “ka ardhur koha që ata të treten rrugëve, që atyre të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për t’u shpërblyer në asnjë formë, pasi i hynë një rruge të tillë”.

Ai shtoi se PS i ka shpërblyer në të kaluarën kundërshtarët dhe për këtë arsye “mbase është krijuar ideja tek ata, nga Saliu i pari, që socialistët janë njerëz të butë dhe nuk e duan konfliktin, kështu që hajde t’i marrim përpara se socialistët të hapin rrugë. Ajo kohë kur socialistët i hapnin rrugë budallait, ka mbaruar”.

“PS nuk ka për t’i hapur rrugë çetave që duan të marrin peng vendin, por përkundrazi, në 30 qershor do t’i japë një përgjigje që ashtu siç e meritojnë”, u shpreh Rama në Gjirokastër ku prezantoi Flamur Golemin si kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë./TCH/