Presidenti Ilir Meta: Axhenda ime jo “Rama Ik”, por “Edi Reflekto”!
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot datën e re të zgjedhjeve lokale, të cilat sipas Kushtetutës, do të mbahen më 13 tetor. Vendimi i kreut të shtetit vjen në momentet më kritike për vendin, pasi Partia Socialiste kërkon që zgjedhje të bëhen më 30 qershor, pa opozitën dhe në shkelje të ligjit.
Në një deklaratë për media, Presidenti sqaroi para shqiptarëve arsyet e dekretit të ri dhe theksoi se ky vendim mundësin që palët të gjejnë zgjidhje për krizën dhe vendi të mos rrezikojë në destabilizim.
Presidenti Meta ju përgjigj dhe akuzave që vijnë nga ana e kryeministrit duke e cilësuar vendimmarrjen e kreut të shtetit, në të njëjtën linjë me opozitën. Presidenti tha se axhenda e tij është zbatimi i ligjit dhe shmangia e destabilitetit të vendit. Ai kërkoi nga Edi Rama që të reagoi më përgjegjshmërinë e një kryeministri dhe jo vetëm si kryetar partie. “Axhenda ime jo “Rama Ik”, por “Edi Reflekto!””,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.