Maqedoni

PSP-ja e ‘lut’ Jankullovskën, foshnja sot mbushi 1 vjet, kërkon që tani ajo të arre*stohet dhe të vuajë dën*imin

Shpërndaje

Foshnja e ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska sot mbushi 1 vjet, dhe sipas prokurorit të PSP-së Gavrill Bubevski, është e papranueshme që edhe më tej të shtyhet vuajtja e dën*imit me burg prej katër viteve që e mori ajo për lëndën “Tanku”. Jankullovska duheshte të paraqitet për vuajtje të dën*imit më 1 korrik, por Gjykata Supreme solli vendim me çka vuajtja e dën*imit do të shtyhet, transmeton Zhurnal. Sipas Supremes, dën*imi shtyher derisa “të vendoset për kërkesat e dorëzuara për rishqyrtim të aktvendimit nga ana e Gjykatës Supreme”.

Bubevski i PSP-së thotë se shtyerja e vuajtjes së dën*imit mbi një vit është i palejueshëm në këtë rast. “Konsideroj se ligji për kryerje të sanksioneve është shumë i qartë dhe i jep mundësi gjyqit derisa foshnja mbushë një vjet, përshkak të drejtave të foshnjes dhe nënës, të shtyejë sanksionin. Sot skadon afati, fëmiu ka mbushur një vjet, gjithçka më pas është e palejueshme. Nuk e kam parë vendimin e Gjykatës Supreme se ku është bazuar, nëse nga aspekti human apo diçka tjetër. Por ligji për për kryerje të sanksioneve këtu është i rregulluar”, deklaroi sot Bubevski. Ai shtoi se është e qartë që Gjykata Supreme po shtynë vuajtjen e dën*imit vetëm kur bëhet fjalë për funksionarë të lartë, siç është Jankullovska për momentin, dhe siç ishte rasti me Buçkovskin në të kaluarën.