Rajoni

Rama: Pas 30 qershorit 4 aventurierët do e godasin njëri-tjetrin me xhezve kokës

Shpërndaje

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora, atje ku dhe do të mbyllet fushata elektorale e socialistëve.

Rama u shpreh se opozitës i ka mbaruar “kafja turke” dhe se pas 30 qershorit, vetë opozitarët do të nisin të godasin njëri tjetrin me “xhezvenë” e boshatisur.

Rama: Të katër aventurierët e marrë. Për Saliun nuk po iu flas se e njihni… Po të ishte këtu Saliu sot, do kishte thënë në Vlorë u mblodhën 2 milion njerëz, por në fakt nuk janë kaq, por janë 20 mijë. Nuk janë punonjës, por janë bio nga Vlora e historisë.

Po ja, kujtoheni Bertin e shkretë, me ato skapamentot e makinës dhe çingijet e tij, fisk atë fytyrë ka sot Salvador Haxhi Qametaj, bashkëluftëtari i fallxhores, dhe po atë fytyrë ka dhe i dashuri im Xhuljeta i Saliut.

Për fallxhoren nuk po iu flas, se sot mbaroi kafja turke! Sot u pre korrenti dhe s’ka më vajguri për revolucionin. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për t’i rënë njëri- tjetrit dhe do ta shikoni sesi do të fillojë lufta pas të dielës, se çizmja ka mbetur në parlament.

Tani është koha që ju të shisni njëri- tjetrin, sepse Shqipërinë nuk e shitët dot. Gropa që keni hapur aty është, një nga një për ju.

Sipas Ramës, qëllimi i opozitës ka qenë ndalimi i ecurisë së Shqipërisë drejt integrimit në BE.

“Synonte të dërrmonte dhe gjunjëzonte vetë imazhin, dinjitetin dhe qënien e këtij vendi në sytë e botës. Balta e mbiprodhuar në Shqipëri u shpërnda kudo në formën e fotove të dhunës, me kazanë plehrash në flakë, me njerëz të maskuar që sulmonin policinë, me tym e me gaz, me pamje e me dyer institucionesh ku deri edhe kryhej procesi i përmjerrjes… për të gjitha këto, autorët e këtij plani nuk e fshihnin gëzimin, madje shfaqeshin të entuziasmuar”, ka thënë Rama.z

Ky plan që do t’i fusë këta njerëz në rradhën e shqiptarëve që tradhëtuan Shqipërinë, nuk synonte rrëzimin e qeverisë, por të Shqipërisë në përpjekje për të filluar negociatat me BE-në. Ky është thelbi dhe shembulli më kuptimplotë i pse-së së gjithë kësaj dhune, si dhe i kokëfortësisë së pashpjegueshme për shumëkënd, por të qartë para meje, ndaj thirrjeve të partnerëve tanë strategjikë. Kjo është arsyeja se përse në 2019, po përsëritet historia e Haxhi Qamilit, i cili thoshte se sa të kem Kavajën e Shijakun, nuk pyes për Francën e Gjermaninë. Kurse sot, Haxhiu i dytë, thotë nuk pyes për BE e SHBA sa të kem Lulin dhe fallxhoren.