Rajoni

Situata e pazakontë në Dibër, qytetarët përplasen me policinë (Video)

Shpërndaje

Një situatë e pazakontë në Dibër. Forca të shumta policie ndodhen në qytetin e Peshkopisë për të siguruar rendin dhe qetësinë një ditë para votimeve të së dielës. Policia ka ndërmarrë disa kontrolle duke arr*estuar 12 persona dhe shpallur 19 në kërkim pas ngjarjeve në KZAZ 19 në Peshkopi. Ndërsa mëngjesin e sotëm një grup protestuesish të opozitës, janë përplasur me Forcat e Lëvizshme Operacionale që kanë mbërritur në Peshkopi, pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në numër 19. Siç shihet në video ata shajnë ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj dhe iu kërkojnë efektivëve të maskuar dhe të armatosur të heqin armët. Persona civilë ndërhyjnë dhe largojnë disi efektivët e FLO për të shmangur përplasjen, nga ana tjetër ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi iu bën thirrje qytetarëve të zmbrapsen./balkanweb/