Rajoni

Dalin shifrat – Pjesëmarrje e ulët, votojnë vetëm 19% e shqiptarëve

Shpërndaje

Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilat u hapën në orën 07:00 u është vendosur dryni në orën 19:00, duke shënuar kështu fundin e procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Tashmë në të gjithë vendin kutitë e votimit janë duke u transportuar drejt KZAZ-ve përkatëse, ku komisionerët janë në pritje të nisjes së procesit të numërimit të votave.

Me mbylljen e procesit të votimit, KQZ ka dhënë informacione zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 18:00 për 61 bashkitë e vendit.

Mësohet se në rang Republike, nga 3.5 milionë shqiptarë me të drejtë vote e kanë shfrytëzuar të drejtën për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive vetëm 19.4% e tyre.

E përkthyer në shifra më të thjeshta rreth 60 minuta para mbylljes së Qendrave të Votimit kanë votuar 671255 shqiptarë, një shifër tepër e ulët kjo nëse marrim në konsideratë faktin që vetëm në Tiranë në zgjedhjet e 2015 votuan rreth 350 mijë qytetarë.