Topalli-Bashës: Tradhëtove dhe fyeve demokratët, je fajtor që Partia Demokratike humbi pushtetin
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar për situatën politike dhe bojkotin që i bëri Partia Demokratike zgjedhjeve të sotme. Topalli fajëson kryetarin e Partisë Demokratike për bojkotin që i bëri zgjedhjeve dhe pushtetin e humbur nga PD.
Me anë të një statusi në facebook Topalli e quan Bashën tradhëtar i 400 mijë demokratëve.
Ja postimi i plotë i Topallit:
Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet. Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki.
Me urdhërin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhu*në, jashtë parlamentit duke tradhëtuar e fyer,mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglen e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë,ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse.
Pas kësaj, premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën. Sot, me moshyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohë që Edi Rama ka marrë çdo gjë.
Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës. Partia Demokratike praktikisht nuk është më. Dhe kjo është vrasja më mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve. Ky është dëmi më kri*minal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij.
Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhëtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e Nato.
Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve të paetur në dekadat e shkuara. Nga sot, asgjë nuk është më si më parë.
Pasi ka marrë faturën e dhu*nës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen më kri*minale që mund të imagjinohej dhe desh ta çonte vendin në perplasje.
Pasi humbi “revolucionin”, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të rrëzonte Ramën dhe pasi la PD pa
asnjë pushtet politik, ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të partisë sonë. Ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin. Partia Demokratike ka kalu edhe një herë tjetër një moment tragjik.
Dhe demokratët e vërtetë, përmes përpjekjeve herkuliane ia dolën ta ngrijnë nga hiri dhe ta sjellin në pushtet. Edhe sot Lul, njerëz të ndershëm, të rinj e të reja, idealiste e intelektuale, patriotë, të pakorruptuar e të pashitur do ta shpëtojnë nga pengmarrja e tradhëtia, do ta ngrijnë sërish në piedestalin që i takon, për t’i dal zot vendit , interesit publik e njerëzve që i le pa shpresë e pa perspektivë.
Njerëzit e lir,nuk do lejojnë më, që as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe “opozitë” të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj. Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike.
Demokratët, shqiptarët do ia dalin.
Top Channel