Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari nis mandatin në PE
Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij parlamenti.
Përmes një shkrimi në Facebook, mbesa e Musine Kokalarit ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit, dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.
Ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.
Arba Kokalari, 32 vjeç nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.
Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.
Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë.
Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”.
Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.
Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page.
Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.