“Maxhar Telekom” dëshmitarët do të dëgjohen në shtator
Dëshmitari Mihail Kefallojanis sot nuk është paraqitur në gjykatën penale ku duheshe të dëshmon për rasitn e PSP-së “Maxhar Telekom”, Kryetarja e Këshillit Gjyqësor ka sqaruar se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar lutje për të njoftuar Kefallojanisin deri të Ministria Greke e Drejtësisë, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.
Në procedurën paraprake për rastin e “Maxhar Telekomit”, Kefallojanis ishte dyshuar për procedurën, Mirëpo ish- Prokurori Publik Marko Zvrlevski e kishte liruar nga ndjekja penale.
NË seancën e radhës do të shpallen edhe dëshmi materiale, në ndërkohë do të ftohen edhe dëshmitarët të cilët nuk janë dëgjuar akoma, Slobodan Bogoevski më 24 shtator në seancën e radhës dhe Mihail Kefalojanis më 30 shtator.
Afera ka marrë kahje tjetër pas dëshmisë së ish-spiunit Sllobodan Bogoevski para gjykatës së rrethit në Nju Jork, që më pas u publikua dhe u përmendën emra konkret. Bogoevski pas dëshmisë kishte vërtetuar se mito nga “Maxhar Telekomi” kishin pranuar ish-kryeministri Vllado Buçkovski, si dhe funskionarë të lartë të BDI-së si : Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Abdulaqim Ademi. Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. të cilët e kishin paditur Bogoevskin për shpifje dhe lëndim, kanë fituar rastin në gjykatë, mirëpo gjyqi i Apelit e kishte ndërprerë vendimin.