Udhëtim nga Shkupi deri në Kinë me “Reno 4” të vjetër 40 vite
Xhoko Shuklev dhe Gjorgji Nikollov nga fshati Stojakovë vitin e kaluar kanë restauruar një veturë “Reno 4” të vjetër 40 vite dhe me atë udhëtuan deri në Francë dhe mbrapa. Sivjet ata kanë vendosur që me të njëjtën veturë të udhëtojnë nga Shkupi deri në kryeqytetin e Kinës, Peking.
Kjo rrugë është e gjatë 23.000 kilometra, rrugë shumë më e gjatë se udhëtimi i vitit të kaluar deri në Nicë të Francës, ku morën pjesë në panair të “oldtajmerëve”.
Qëllimi fillestar i tij ka qenë të udhëtojnë deri në Mumbai të Indisë, në respekt të Nënë Terezës. Mirëpo e kanë ndryshuar rutën për shkak se nuk kanë marrë garanca sigurie për të kaluar në rajonin kufitar Pakistan-Indi.
Momentalisht ata kanë arritur në kryeqytetin rus, Moskë, ku janë takuar edhe me diplomatin Sejfulla Shaqiri nga Shkupi.
Kliko për më tepër: KËTU