Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë
Kyriakos Mitsotakis e ka politikën në “gjak”. Ai ka lindur në vitin 1968 në Athinë. Pas diplomimit në Kolegjin e Athinës, vazhdoi studimet e larta në Amerikë për shkenca sociale në universitetin Harvard, ku mbrojti diplomën me studimin e tij mbi politikën e SHBA-së ndaj Greqisë, për të cilin u vlerësua shumë. Mitsotakis vazhdoi studimet në administrim biznesi. Para se të merrej me politikën, ka punuar si bankier në Bankën Kombëtare të Greqisë. Në zgjedhjet e 2004 u zgjodh deputet për herë të parë në Athinë nën logon e partisë “Demokracia e Re.
I biri i Konstantinos Mitsotakism kryeministrit të Greqisë në fillim të viteve ’90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, ka fituar besimin e qytetarëve grek për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme. Një ish- bankier, që është marrë me politikë dhe ka mbajtur më herët postin e ministrit të jashtëm, ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytetarët t’i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parlament, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër. “Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim”, e përshkruan Mitsotakisin, analisti politik, Aris Hatzis.