Rajoni

Rama fjalim për shkarimin e e Presidentit Ilir Meta (LIVE)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë sot në Kuvend në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Rama në fjalën e tij tha se ai nuk do ta lë që Meta të gabojë dhe foli dhe për një shantazh që i është bërë atij.

“Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon thotë Bonparti. Por sot nuk jemi mbledhur për të ndaluar kundërshtarin tonë. Ilir Meta nuk duhet ndaluar. Politikisht ai na e bën shumë më lehtë sepse njerëzia e sheh lakuriq armiqëisnë e Metës ndaj shumicës tonë. Është shumicë që synon pengimin e çeljes së negociatave me BE. I kam ndjekur me një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë me akorbacitë e Lulit. Thashë gjatë fushatës se lufta e zgjedhjeve do të rezultonte një vrimë në ujë. Dhe do t’I bënin pjesë të revolucionit imagjinar shqiptarët në shtëpi dhe në plazh.

85% e popullit refuzoi Ramën thonë të shkretët. Dhe janë të njëjtët që thonë se shqiptarët kanë ikur. Janë këta që refuzojnë votën e emigrantëve në kodin zgjedhor. Duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vota e emigrantëve do të përfshihet. Ne kemi marrë një përqindje më të lartë votash se çkishte koalicioni fitues me 19.7%. Po të kishte qënë një garë normale dhe pa presionin e lartë kriminal kjo përqindje do të ishte dukshëm më e lartë se ajo e vitit 2015.

Ta lexosh si refuzim të lartë ndaj nesh do të thotë jo thjesht të mos dish çfarë flet po të mos kuptoshçfarë vjen më pas. Ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimin tek fitorja në zgjedhjet e vitit 2021. Mungesa e gjërë e vlerësimit është një fakt i pakontestueshë. Si dhe pasdyshim për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Ilir Metës në proces. Si mund të mos cënohej besimi tek zgjedhjet kur bëhej shantazh për moszhvillimin e tyre. Ai shantazh ndikoi edhe tek elektorati ynë e jo më tek mbështetësit e opozitës dhe votuesit e pavendosur”, u shpreh Rama.