Ndalesa për vizitat, Haradinaj takon Pacollin (VIDEO)
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i diplomacisë Behxhet Pacolli pritet të takohen sërish veçse kësaj here për të sqaruar një cështje të nxehtë politike.
Pacolli dhe disa pjestarë të Kabinetit të tij, të enjtën e 4 Korrikut lajmëruan se Ministria e Punëve të Jashtme, ka marrë vendim për ndalesë gjenerale të hyrjes së zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.
Por, në të njëjtin aktivitet ndërkombëtar, Haradinaj e përgënjeshtroi derisa iu përgjigjë një gazetari nga Beogradi.
Kjo situatë ka bërë që edhe Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme ta fus në agjendë raportimin e ministrit Pacolli./klankosova