Maqedoni

I pastrehu deri te ministrja Carovska: “Ne nuk jemi qen”

Shpërndaje

Enver Sulejmani dy herë në javë vjen në punktin e të pastrehëve në Momin Potok. Edhe pse ka 7 fëmijë ai banon në një garazhd në Krushopek në Komunën e Sarajit. Ai nuk merr pension dhe nuk mund të punojë sepse siç tha, i ka 74 vjet.

“Gati 5 vjet, vite këtu, këmbët më dhëmbin duke ecur autobus nuk ka. Unë jam i gëzuar sepse unë raki nuk pi, bixhoz nuk luaj, por 74 vjet i kam nuk mundem të punoj”, tha Enver Sulejmani.

Të pastrehët u ankuan deri te ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska. Njëri prej tyre i tha se nuk mund të marrë as ndihmë sociale as veshje.

-I pastrehë – Si të shëtis unë kështu?

-Ministrja – Askush nuk të ndihmon?

-Japin diçka. Dikush një bluzë, dikush pantallona. A jemi ne qen sipas tyre?

-Ministrja – Këtu i lajnë veshjet

-Të miat nuk i lajnë këtu

-Lahemi në kushte të këqija. Duhet të rregullohet. Nuk është në rregull që dikush të lahet me orë të tëra.

Ministrja Carovska tha se vetë të pastrehët refuzojnë të akomodohen në disa prej qendrave për të pastrehë.

“Kjo është zgjedhje e çdokujt, dikush ndjehet më mirë të jetë në dhomë me 12 persona tjerë, siç deklaroi njëri prej të pastrehëve deklaroi se do që t’i shfrytëzojë shërbimet si për shembull ushqimin, por se nuk do që të shkojë as në Vizbegë as në Ranka. Të tjerët thanë se nuk na i sigurojnë të drejtat për shkak të mungesës së dokumenteve”, tha ministrja për Punë dhe Politik Sociale.

Shoqata “Të gjithë të ngopur – Hajde Maqedonia” dhe Kryqi i kuq sigurojnë vaktë për mbi 50 persona çdo të mërkurë në Momin Potok, gjatë periudhës së kaluar kjo organizatë përpilon model për distribucion të paketave me ushqim për familjet në rrezik social në Shkup, Kumanovë dhe Prilep.

“Target janë 400 – 500 qytetarë në tre qytete për të marrë mbështetje. Vlerësimet tona tregojnë se me punë të mirë dhe përkushtim nga ana e sistemit, 11 mijë qytetarë nga i gjithë shteti mund të marrin mbështetje të këtillë”, tha Bllazhe Josifovski nga Shoqata “Të gjithë të ngopur – Hajde Maqedonia”.

Në pyetjen deri te ministrja se sa të pastrehë ka në Maqedoni, ajo u përgjigj se derisa nuk realizohet regjistrimi i popullsisë nuk mund të thuhet numri i saktë. Sipas bazës së të dhënave në Kryqin e kuq, shërbimet e punktit në Momin Potok e shfrytëzojnë 50 persona./TV21/