Aliu: Kujt duan që ti bëjnë”vetting” këta BDI-stë të mjerë!?
Për çfarë “VETTINGU” e kanë fjalën grupi parlamentar i BDI-së.
Drafti ligjor për “Vetting” i BDI-së, SOFIZËM për të tërhequr vëmendjen !
Kujt duan që ti bëhet”vetting” këta të mjerë ? A jeni në vedi ju,apo akoma jetoni me mendje se shqiptarët hanë bari të thatë për tju besuar hipokrizive dhe marëzive tuaja.
Po ku ka kredibilitet më subjekti juaj dhe Artan Grubi të promovojnë ide të tilla, mbase shumë nga ne që moti e kemi kërkuar. Ju mendoni se me kësisoj trukesh do të riktheni vëmendjen tek shqiptarët. KJO NUK DO TË JETË E MUNDUR, fisi juaj siç do të thoshte kryetari i juaj nuk është i besueshëm edhe në mes vedi, madje nuk keni besim së bashku të rini edhe nën hijen e”bagremave” të mbjellura si fazlla .
Vettingu duhet të vlejë së pari për ju e pastaj për të tjerët që vinë pas !
(q.aliu)