Kryeministri Haradinaj: Ja çfarë bisedova me komedianët rusë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka treguar se çfarë kishte biseduar në telefon me komedianët rusë, pre e tyre që së fundi ra edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Por ai tha se nuk pati ndonjë element për të cilin do të mund të publikoheshin përgjimet e tilla.
“Me presidentin e Ukrainës, Poroshenkon kam folur, por edhe me komikët. Me presidentin e vërtetë fola prej një linje të sigurt. Por ka ndodhur edhe një bisedë tjetër nga një lidhje e hakuar. Siç dihet teknologjia e ka mundësuar komunikimin e tillë përmes telefonit të dikujt tjetër”, tha kryeministri i Kosovës.
“Kanë qenë ato përgjime publike para pak kohe por nuk ka pasur materie për t’u publikuar nga të tjerët sepse kam kërkuar vetëm njohjen. Sikur të kish qenë me ndonjë element, mezi s’kishin pritë sepse kam shumë miq”, vijoi ai.