MaqedoniTop Lajme

Turqia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shpërndaje

Turqia ka ratifikuar protokollon e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u shqyrtuan dy projektligje përfshirë edhe atë të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas fjalimeve të deputetëve, u votuan dy projektligjet, me të cilin TBMM ratifikoi Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në aleancën veriatlantike.

Kujtojmë, se kryetari i TBMM-së, Mustafa Şentop, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut në fillim të muajit korrik, kishte njoftuar se Protokolli për Anëtarësimin e RMV-së në NATO do të miratohet në maksimum brenda një muaj.

Vendet anëtare nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut më 6 shkurt të këtij viti.

Protokolli duhet të ratifikohet në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtarë të Aleancës, në mënyrë që Maqedonia e Veriut zyrtarisht të bëhet anëtare e plotë.