Gruevski aktiv edhe në jetën publike në Hungari
Ish – kryeministri Nikolla Gruevski, po shijon ditët e tij të azilit në Hungari. I dë*uar me dy vite bu*rg nga gjykatat e vendit, të arratisurit Gruevski, nuk i pengon fare jeta larg vendlindjes. Kohë pas kohe lëshon ndonjë mesazh politik, sa për të provokuar debat në Maqedoninë e Veriut dhe sa për të na kujtuar të gjithëve se ai është ende këtu.
Së fundmi, një sërë fotografish të shkrepura nga një event i Odës Ekonomike Italiane në Hungari, tregojnë Gruevskin në formë, të shoqëruar nga figura të njohura hunngareze, madje edhe me njërën nga vajzat që duket se ka marrë vëmendjen e të pranishmëve, shkruan in7.
Gruevski siç duket ka filluar të ambientohet dhe përshtatet mirë në jetën publike të shtetit hungarez dhe kjo siç duket i paska bërë mirë, duke e parë nga fotografitë ku vërehet qartë disponimi dhe forma e tij.