Rajoni

Zhduket një vajzë 17 vjeçare në Vushtrri

Shpërndaje

Një vajzë 17 vjeçare është zhdukur në Vushtrri, konkretisht në fshatin Ceceli.

Rastin e ka lajmëruar në polici babai i saj, i cili ka thënë se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dje në ora 07:00 të mëngjesit.

Ai gjithashtu i ka thënë policisë se nuk di se ku është shkuar dhe nuk di për vendndodhjen e saj.

Policia është duke e hetuar rastin.