Maqedoni

Ja çka thotë Pendarovski për rastin “Reket”!

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se duhet të bëhet dallim mes hetimit për “Reket” në Prokurorinë publike dhe punës së prokurorëve në Prokurorinë speciale publike.

Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se është i zhgënjyer nga ajo që po e dëgjon këtyre ditëve lidhur me PSP-në. Apeloj deri te kompetentët që sa më shpejt që është e mundur dhe në mënyrë më rrënjësore ta zbatojnë hetimin dhe të mos i kushtojnë vëmendje presioneve të mundshme eventuale, për shkak se procedimi i lëndës është i rëndësishëm edhe për PSP-në edhe për proceset demokratike që e presin vendin.

“Një gjë është puna e institucionit PSP deri në këtë moment dhe procedurat që i kanë zhvilluar prokurorë të ndryshëm, jo vetëm Katica Janeva. Plotësisht gjë tjetër është rasti i fundit për të cilin unë ndërhyj dhe nga ky pozicion, sido që të kuptohet, deri te organet kompetente ta procedojnë sa më shpejt dhe sa më thellë që të mos lë aspak njollë në punën e institucionit si e tillë. Të konkludoj, PSP ka qenë edhe atë si e nevojshme në kohën kur i kemi bërë ndryshimet klimatike. PSP në njëfarë forme, në ndonjë pjesë të sistemit në prokurori të rregullt publike dhe si i tillë është i nevojshëm edhe në periudhën e ardhshme t’i procedojë kriminelët, jo vetëm të atyre që kanë qenë në pushtet, por neve që jemi tani në pushtet”, thotë Pendarovski.

Shefi i shtetit thekson se PSP-ja është institucioni kyç, i cili krahas Marrëveshjes së Ohrit na i ka hapur dyert e BE-së dhe NATO-s.