MaqedoniTop Lajme

Lëvizja “BESA” para qeverisë: Kërkojmë llogari për moszbardhjen e rasteve të montuara, “Harun Aliu, Almiri, Mon*stra, Sopoti, Kumanova, Alfa”… (Video)

Shpërndaje

Mossukseset e kësaj Qeverie nuk ndaluan. Jemi të vetëdijshëm se kjo Qeveri e LSDM-BDI e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe sot jemi këtu t’i rikujtojmë në mossukseset ose rastet të cilat nuk kanë epilog, ndërsa kanë ndodhur në qeveritë që kanë emërues të përbashkët BDI-në, e cila njëherë me VMRO-DPMNE-në, tani me LSDM-në ndjehen komod në karriget e pushtetit dhe si duket tentojnë që të heshtin raste të cilat ka shumë indikacione se janë të montuara, ka thënë Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes Besa në pres konferencën e sotme para Qeverisë.

Memishi ka pyetur publikisht nëse kur kjo qeveri do të jep përgjigje për rastet si Sopoti, Brodeci, rasit Alfa, “likuidimi i Harun Aliut me shokët”, Mo*nstra, Almirit të vogël, Lagjen e trimave, dënimet më të vogla të vr*asësve maqedonas në krahasim me dënimet e mëdha të shqiptarëve, Lubotenin etj.

“Këto janë pyetje për të cilat ende nuk ka përgjigje ose dikush tenton t’i fsheh. Kujtojmë se marrja në pyetje e aktivistëve të Lëvizjes Besa është zhvilluar disa orë, derisa zbardhja e këtyre rasteve që përmendëm fshihen me vite. A thua ky është sundimi i së drejtës të cilën e premtoi LSDM? A thua në këtë mënyrë ky vend kërkon mënyrë vendi të kërkojë anëtarësimin në BE? Ne themi Jo, kjo qeveri është qeveri e vr*asjes së shpresës së të rinjve, prandaj largimi i kësaj Qeverie është e domosdoshme”, ka thënë Memishi.

Derisa krijohen kushte për largimin e kësaj Qeverie, ka deklaruar ai, “ne ua lëmë këtë kuti të mbushur me gjitha këta raste që i numëruam me qëllim Qeveria LSDM- BDI t’i ketë si kujtim pasi nuk arriti t’i zgjedh gjitha këto raste.