Gazetari Ademi ngre “alarmin”: Tetova me dy universitete dhe qendër politike e shqiptarëve në Maqedoni po “VDES”
Gjithë kjo po ndodh para të gjithëve, por për fat të keq mediat, intelektualët, universitetet dhe një pjesë e partive politike po reagojnë vetëm përmes komunikatave dhe rrjeteve sociale.
Zgjohuni o shqiptar sa nuk është bërë vonë.
Shkruan: Rexhep Ademi
Eksodi masiv po ndjehet kudo!
- Gjimnazi i Tetovës këtë vit ka 200 nxënës më pak të regjistruar se vitin e kaluar.
- Universiteti i EJL dhe Universiteti i Tetovës kanë numër të përgjysmuar të studentëve. i pari është para mbylljes te disa drejtimeve universitare. Hiç më mirë nuk është UT-ja.
- Kudo në Tetovë jepen dyqane me qira. Mbyllet firma të mëdha dhe shume dyqane në qendër të Tetovës që tregon alarmin se nuk ka kush të blenë.
- Çarshia e epërme e Tetovës është gati e pa frekuentuar. Dyqanxhinjtë ankohen se nuk ka punë aspak.
- Rinia masovikisht ik për në shtetet e Evropës, ku do të merr rrogë dinjitoze, e jo si ne Maqedoni deri ne pension, rrogë 250 euro.
- Jozytartarisht flitet se mbi 50.000 të rinj kanë ikur nga Tetova, kjo vërehet kudo në qendër, në mëhalla, kafene dhe kudo tjetër.
- Tribunat kur luan Shkëndija e Tetovës ka afro 50-100 simpatizant, shumica nga tifozët kanë ikur dhe punojnë në Evropë.
- Një pjesë e rinisë punojnë ne Irak, Afganistan dhe shtetet afrikane për një jetë më të mire.
- N je pjese madhe e mjekëve nga Tetova ikin në Gjermani, se nuk mund te durojnë nënçmimin e 400 eurove rrogë mujore.
- Një pjesë e administratorëve nga Tetova që punojnë në Shkup, e lënë punën, pasi nuk ju del rroga për bukë (gjevrek dhe jogurt) dhe rrugë.