RajoniTop Lajme

Si e vr.anë Festim Laton, Presidentin e Çamërisë

Shpërndaje

Sipas burimeve të policisë hollandeze mësohet se mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. Ai sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Njoftimin e vr*asjes e ka bërë Angelo Aliu, i cili firmos si Ali Aliu, kryeministër i Republikës së Çamërisë. Ai shkroi në facebook se është vr*arë në Hollandë pas një ate*ntati Festim Lato.

“Në Holandë iu bë ate*ntat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për ate*ntatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vr*asja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vr*asje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” – thuhet në komunikatë, përcjell in7.

Festim Lato ka lindur në Vlorë më 1 Janar të vitit 1973. Ai u vr*a sot nga ate*ntatorë të paidentifikuar, thonë njerëz të afërt me të. Nuk dihen as arsyet e vr*asjes dhe as nëse ka lidhje me veprimtarinë e Latos për pavarësinë e Çamërisë.