RajoniTop Lajme

Vr.asja e Festim Latos: Për politikë apo për para?

Shpërndaje

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, është ekzekutuar në Holandë.

Vëllai i tij konfirmoi lajmin, duke mos dhënë detaje, pasi sipas tij nuk kishte asnjë informacion nga policia holandeze. Sipas miqve të Latos, ai u vr.a nga persona të paidentifikuar, pasi ishte ftuar për kafe.

Në fakt mediat holandeze kanë nxjerrë detaje të reja. Trupi i tij është gjetur në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, pasi ai ishte shpallur prej disa ditësh i humbur. Madje mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri ishte pas një “ushtrie” kreditorësh.

“Sipas njerëzve në zonën e tij, Lato kishte borxhe me kompani dhe individë privatë që vinin në miliona euro.

“Ai solli shumë para në të holla përtej kufirit me Shqipërinë”, thotë diplomati Jeroen Zandberg.

Zandberg, i tronditur nga vdekja e Latos, shton: “Ishte një njeri simpatik dhe i qetë në bisedë. Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehura.”

Kompanitë dhe qeveritë e mëdha, ndër të tjera, thuhet se i huazuan atij shuma të mëdha parash dhe kurrë nuk e panë atë përsëri.

Lato thuhet se u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill”, shkruajnë mediat holandeze.

Festim Lato prej jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Ai njihej si biznesmen, por edhe si një ndër aktivistët më në zë për çështjen çame. Vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Beesel. Në ndërtesën ku ai jetonte, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

I lindur në Vlorë, Lato, ishte zhvendosur në Holandë, ndërsa Republikën e Çamërisë, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Ai madje kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve.

Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve.

Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, do të shprehej Festim Lato pak vite më parë.

Në mediat greke është përfolur gjatë për Festim Lato duke e cilësuar atë si një person të rrezikshëm për Greqinë pasi ky individ ka kërcënuar shtetin grek se do t’i shpërbëjë pasi nuk ia u fal atë që Greqia i ka bërë popullsisë came, ndërsa shteti grek është në gjyq të hapur me Festim Lato në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit.

Në politikën greke, Festim Lato njihet si nje kripto hebre, i cili është i lidhur ngushtë me Zionistët. Ndërsa politika shqiptare ka mbajtur thuajse qëndrim pasiv kundrejt Festim Latos

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia./TEMA/