Jakup Krasniqi përfundon intervistimin në Hagë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar për t’u intervistuar.
Ditë më parë, Krasniqi deklaroi se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara.
Përkundër qëndrimit të tij të hapur kritik e kundërshtues për krijimin e kësaj gjykate, Krasniqi pati thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.