Pendarovski të zbardhen rastet për zhvatjen e biznesmenëve në tërësi
Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OEMVP-së, ku është njoftuar nga afër me zhvillimet e biznesit. Lidhur me rastin e fundit mbi zhvatjen e biznesmenëve nga ku përfunduan në pranga dy të dyshuar, Pendarovski bëri thirrje që institucionet të zbardhin rastet në tërësi me qëllim që të mos ndikojë në stagnimin e investimeve të reja, por edhe mos të bëjë biznesmenët të ndjehen të pasigurt në investimet e tyre, pasi që kjo nuk do të ishte mirë për shtetin mirëpo edhe për biznesin në vend.
Në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nuk është raportuar për zhvatje apo shantazh, deklaroi drejtori ekzekutiv i OEMVP Drilon Iseini.
Dua të bëj thirrje për të disatën herë me radhë që të qartësohen këto raste që po sillen nëpër media kohëve të fundit për zhvatje të biznesmenëve sepse ajo është mënyra më e siguritë se si një shtet të mos bëj prapë. Nëse ngadalësohet procedura, fshihen ndër tepih ose nëse lihen në gjysmë lëndët e rasteve të këtilla, atëherë kjo nuk është mirë për shtetin, as për biznesin e as për askënd që jeton në shtet.” – është shprehur Presidenti Pendarovski./Alsat