RajoniTop Lajme

Rama i përgjigjet Metës: Propaganda me largimet e shqiptarëve, shëmti e madhe!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas statusit të presidentit Ilir Meta në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë!

A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!

Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së!

Çfarë degradimi!”-shkruan Rama.