Rajoni

Haradinaj reagon pas vendimit të KQZ-së për diasporën

Shpërndaje

Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar vendimit të KQZ-së për diasporën.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se nuk do të lejohen të votojnë mërgimtarët me postë, në rast se nuk lajmërohen në telefon.

“Biseduam për vendimin e fundit të nxjerrë nga KQZ-ja për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim të Votuesve jashtë Kosovës, i cili sipas znj. Daka, është një veprim që është ndërmarrë për të evituar keqpërdorimet e mundshme të votimit nga jashtë”, ka thënë Haranidja-Stublla.

Ajo ka vënë në dukje se Kryetarja Daka e ka informuar se vendimi është marrë unanimisht nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, duke dëshmuar gatishmërinë e të gjithë spektrit politik për zgjedhje demokratike e me standarde të larta e gjithëpërfshirëse.