Maqedoni

ASH këmbëngul për ligjin për shtetësinë! Aziri: Spasovski po dëshmon se në esencë mbetet nacionalist

Shpërndaje

Çdo ditë Qeveria dhe Ministri i Punëve të Brendshme nënqeshin me fatkeqësinë e qytetarëve që nuk kanë shtetësi, akuzon opozitarja Aleanca për Shqiptarët. Nënkryetari dhe deputeti i kësaj partie Elmi Aziri, i cili duke iu adresuar Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, tha se opozita e di shumë mirë se çfarë kërkon, e ajo është e drejta themelore e çdo qytetari për shtetësi, ndërsa si Ministër ai është duke udhëhequr fushatë kundër të drejtave të njeriut, të trashëguar nga sistemi i kaluar.

“Ne e heqim nga ligji mendimin e sigurimit të shtetit dhe kishim pasur të drejtë sepse pikërisht ky institucion i paska mbajtur në sirtar me mijëra kërkesa që për çudi të gjitha qenkan shqiptarë. Ne duam ti nxjerrim nga sirtari këta qytetarë që ju i keni mbyllur në sirtar dhe çdo ditë ua vr*isni perspektivën. Për fund, po ua çjerrim maskën e rrejshme ndërsa ju e dëshmoni çdo ditë se jeni po ata të para viteve 90 e të viteve 90, ndërsa slogani shoqëri e përbashkët për të gjithë e keni pasur vetëm farsë për të shfrytëzuar vetëm për votë, ndërsa në esencë ngeleni nacionalist”, tha Aziri – ASH.