Zvicra i ashpërson masat
Zvicra sot publikoi një seri të masave për kontroll të epidemisë së Kovid-19, në momentin kur autoritetet druajnë veçanërisht për rritje të shpejtë të të infektuarve të rinj për shkak të pranisë së varianteve të shumta të koronavirusit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
Nga e hëna, 18 janar, puna nga shtëpia do të jetë e detyrueshme, dyqanet që nuk shesin prodhime për konsum të gjerë do të duhet të mbyllen, ndërsa manifestimet dhe tubimet private do të jenë lëndë të kufizimeve të reja, theksohet në kumtesën e Qeverisë federale. Restorantet, institucionet kulturore, objektet për sport dhe rekreim, të cilat tashmë janë mbyllur prej 22 dhjetorit, do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të shkurtit.
Nëse Zvicra ishte relativisht e kursyer nga vala e parë e pandemisë në pranverë, ajo u godit rëndë në valën e dytë në vjeshtë, për shkak të mungesës së masave përkatëse gjatë verës dhe ende lufton që ta ketë kontrollin mbi epideminë. Shkalla e rasteve pozitive mbetet shumë e lartë, rreth 16,4 për qind, ndërsa pandemia mori jetën mesatarisht nga 100 njerëz në ditë me javë. Gjithsej, epidemia ua mori jetën diçka më pak se 80.000 njerëzve në vend me 8,6 milionë banorë.