Behgjet Pacolli i ftuar në inaugurimin e Presidentit, Joe Biden
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli së bashku me bashkëshorten e tij kanë pranuar ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.
Ai ka publikuar ftesën që ka marr i pari i AKR-së, ndërsa ka theksuar se miqësia me SHBA-të është dhuratë për popullin e Kosovës.
“Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti”, shkruan Murseli.