Ambasadori kosovar në Shkup, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale
Ish-kryetari i Partisë Liberale të Kosovës dhe ambasadori në Shkup, Gjergj Dedaj ka njoftuar se dje është kontaktuar nga Gjykata Speciale.
Postimi i tij i plotë:
U kontaktova nga Gjykata Speciale!
Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!
Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale!
Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim!
I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.
Njekohesisht i vura ne dijeni se shqetesim i yni me i madh, tash e 22 vite, eshte edhe mos zbardhja e krimit serb mbi dhjetra antare te familjes sime, si dhe mos zbardhja e masa*kres se Mejes se Gjakoves, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vr*ane mizorisht mbi 380 civil shqiptar te pafajshem, ndonese askush nuk eshte arrestuar nga serbet ,per kete masa*ker kunder njerzimit!
Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masa*krave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhu*nimeve dhe afer 15.000 vr*asjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove!
Mbase keto krime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!