MaqedoniTop Lajme

Skandal në Çair, prindërit detyrohen të sigurojnë ngrohëse për shkollën

Shpërndaje

Thuajse në çdo klasë të shkollës fillore “7 Marsi” të komunës së Çairit është vendosur një ngrohëse shtesë, për shkak se radiatorët e shkollës nuk ngrohin mjaftueshëm. Për këtë janë ankuar edhe prindërit, disa prej të cilëve tashmë në shkollë kanë sjell edhe pajisje ngrohëse. Shkolla në fjalë ngrohjen e siguron nga ngrohtorja Shkup-Veri. Ushtruesi i detyrës drejtor Ajdin Ramadani thotë se ngrohja është sa për sy e faqe dhe nuk plotëson nevojat e shkollës.

Mirëpo tash kur ishin temperaturat me të ulëta, me të vërtet u vërejt ngrohja e shkollës sepse nuk e lëshojnë sa duhet ngrohjen. Me të vërtet kanë të drejtë që ankohen edhe prindërit edhe arsimtarët. Ata asnjëherë nuk kanë mirëkuptim, asnjëherë, qe sa vite jemi me ngrohjen e veriut ata nuk kanë mirëkuptim as për banorët e jo më shkollat. Në disa klasa prindërit janë interesuar dhe vet I kanë sjellë. Vet prindërit janë mundu me i furnizuar klasat”, tha Ajdin Ramadani, u.d drejtor I sh.f “7 Marsi”.

Alsat, për këtë problematikë iu drejtua ngrohtores Shkup-Veri. Nga kjo e fundit morëm përgjigje se deri në këtë moment, nuk është vërejtur asnjë problem në furnizimin me ngrohje të shkollës fillore “7 Mars” Shkup. Sipas tyre, në periudhën e ngrohjes, është siguruar furnizim i pandërprerë i energjisë termike ndërsa shkolla nuk ka dërguar asnjë vërejtje ndaj ngrohtores Shkup Veri në lidhje me cilësinë e ngrohjes, nuk është raportuar ndonjë problem, dhe nuk është paraqitur asnjë kërkesë për të rritur furnizimin me energji termike. Për momentin, në shkollën “7Marsi” mësimin në shkollë e ndjekin mbi 300 nxënës nga klasa e parë e deri në tretë./alsat/