Rajoni

Largohet nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë i biznesmenit Albert Krasniqi

Shpërndaje

Pas hetimeve të kryera, ekipet e Forenzikës kanë larguar trupin e pajetë të vik*timës që u vr*a sot në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kjo vr*asje e rëndë ndodhi sot rreth orës 17:00 në kryeqytet ku dyshimet e para thonë se babai ka vr*arë të birin.

Dyshohet se dorasi është afaristi Skënder Krasniqi, ai i cili ka vr*arë të birin, biznesmenin Albert Krasniqin dhe më pasë ka njoftuar policinë për aktin.

Motivet mbesin të paqarta, por që rasti i vr*asjes është konfirmuar nga policia.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vr*asje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje ar*me qe dyshohet te jetë ar*ma e perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti”, ka thënë për Insajderi-n, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vi*ktima – Albert Krasniqi – njëherësh ishte edhe bashkëshorti i Besa Gashit që u shpall Miss Kosova në vitin 2006.