Kjo është gjendja e babait të Albert Krasniqit pasi ia mori jetën të birit
Kjo është gjendja e babait të Albert Krasniqit pasi e v.rau atë.
Skender Krasniqi dje rreth orës 17:00 ka vrarë me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi, raporton Gazeta Express.
Pas vr.asjes, ai kishte thirrur vet Policinë e Kosovës.
Ndërsa, vr.asja nga avokati i tij po vlerësohet të ketë qenë aksidentale.
Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë për Express se vr.asja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht, derisa ka deklaruar se gjendja e Skenderit është e rëndë.
Ai thotë se Skender Krasniqi ka thënë se aksidentalisht e ka vr.arë të birin, derisa nuk ka folur më.
“Ai ka thënë se vr.asja ka qenë aksidentale dhe nuk ka folur më. Gjendja e tij është e keqe ai është shumë i mërzitur dhe nuk po flet”, ka shtuar ai.
Avokati Krasniqi ka thënë se Skender Krasniqi asnjëherë nuk ka pasur probleme me Albertin, ndonëse ky i fundit ka pasur probleme me të tjerët.