Nuk e dinin se duhet të paguajnë, 4 burra hanë 30 kg portokaj për 30 minuta në aeroport
Në një aeroport në Kunming, në provincën Yunnan të Kinës, katër burra hëngrën 30 kilogramë portokaj për 30 minuta për ta shmangur pagesën shtesë për ngarkesën në valixhe.
Sipas gazetës Global Times, Wang dhe tre kolegët e tij blenë një pako me portokaj që peshonte 30 kilogramë gjatë udhëtimit të tyre të punës në Kunming, transmeton Gazeta Express.
Ata nuk e ditën që kompania ajrore do të kërkojë pagesë shtesë për pakon me portokaj. Ata u njoftuan se për çdo kilogram të portokajve do të ngarkohen me nga 10 juanë apo rreth 1.5 dollar. Për tërë pakon, ata duhej të paguanin 300 juanë ose 46.6 dollarë shtesë.
Në vend që ta paguanin këtë tarifë, që ishte edhe më e lartë se vetë çmimi i blerjes së portokajve – 50 juanë ose 7.7 dollarë, katër burrat i hëngrën të gjithë portokajtë brenda 30 minutave.
“Ne thjesht qëndruam aty dhe i hëngrëm të gjithë portokajt. Na mori rreth 20 deri 30 minuta”, tha Wang për gazetën Global Times.
Si pasojë e ngrënies së tepërt të portokajve, burrave më pas iu shfaqën ulçerat në gojë. “Ne kurrë nuk duam që të hamë më portokaj”, tha në fund Wang.