MaqedoniTop Lajme

Propozim/ligji për lojrat e fatit para deputetëve

Shpërndaje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj vazhdimin e seancës së 28 dhe 29. Në seancën e 28 kanë ngelur disa propozim ligje nga fusha e ekonomisë, si propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e procedurës tatimore, propozim ndryshimet e ligjit për kontribute. Në rend dite të kësaj seance janë edhe ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit si dhe një sërë ligjesh të tjera.

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për financim dhe buxhet, dhe për arsim, shkencë dhe sport, si dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.