“Duan ta copëtojnë Shqipërinë”/ Rama i kthehet eurodeputetit: Flet sikur është nga Babrruja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler, i cili i kërkoi nga kreu i qeverisë që të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE dhe të mos përgojojë Bashkimin Evropian.
Gjatë një konference të përbashkët, Rama tha se mediat në Shqipëri i japin zë këtyre personave që “nuk i njeh askush në vendin e tyre”.
Ai u shpreh se deklarata të tilla janë produkte të prodhuara në Tiranë, dhe jo në Gjermani, raporton Vizion Plus.
“Nuk kam përgojuar BE. Unë kam thënë atë që po e thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë po thonë në Evropë për çështjen e vaksinës. E dëgjoni çfarë po thotë presidentja e KE. Po përgojon BE-në ajo? Unë në rastin konkret që nuk flas vetëm për evten, por pëer ty dhe për ju. Kur flasim ëpër programet e partive është normale. Nuk ka nevojë ta mbroj asnjë koordinator i BE nga unë. E mbroj vetë BE më mirë se çdo koordinator, le të jetë gjerman, anglez, spanjoll. Po qe puna për devocion dhe përkushtim ndaj rrugës evropiane. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse furnizohen dhe ushqehen nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Dhe nuk kanë minimumin etik të hapin gojën. Tregon kushtet dhe parakushtet ku ne flasim për shëndetin. Dëngla dhe dokrra të pakonceptueshme dhe janë produkte “made in Albania”, jo “made in Germany”. Ku është në Babrru apo në Bruksel. Ne po flasim për vaksinën, për shëndetin. Ky është një karagjozllëk i madh, që e bëjnë për pushtet, për të marrë karrige dhe të bëhet Shqipëria copë-copë, me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të trasha”, tha Rama.