MaqedoniTop Lajme

Forca të shumta policore para gjykatës. Fjalët përfundimtare për “Monstrën” (Video)

Shpërndaje

Seanca e sotme e rastit “Monstra” nisi me fjalët përfundimtare të avokatëve. Mirëpo familjarët e djemve të vrarë nuk ishin të pranishëm për të dëgjuar fjalët përfundimtare. Avokatja e tyre Dafinka Ivanovska tha se ata kërkojnë dëmshpërblim material dhe jo material si dhe bashkëngjiten fjalëve përfundimtare të prokurores Fatime Fetai. Derisa po mbahet seanca gjyqësore jashtë gjykate vërehet një numër i madh i njësive speciale policore, raporton SHENJA.