Shpërthen keq Tea: Olsa ti më ke detyruar, boll më zhyte në humnerë me keq se më ke zhytur
Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni ka publikuar një video në Youtube, ku ka shpërthyer keq ndaj autores së programit, Olsa Muhametit. Reagimi i saj ka ardhur pas emisionit të djeshëm dhe ndodhive të fundit (mbyllja e Instagramit të Teas).
Tea është shprehur se ajo dhe Andi kanë kërkuar që të dilnin nga emisioni, ama nuk i linte Olsa. Ajo thotë se Vitin e Ri e ka kaluar me familjen e Beartit dhe autorja e programit e ka ditur.
Në një pjesë tjetër, Tea ka përmendur “Giveawayt”. Ish-konkurrentja shprehet se bizneset i bën të gjitha Olsa dhe ata nuk kanë fituar asnjë “kokërr leku”, madje i kanë bërë të gjitha me shpenzimet e tyre.
Pas emisionit të sotëm vendosa të reagoj për ty Olsa dhe për të të thënë që boll vazhdove me mashtrime për të manipuluar situatën siç bën gjithmonë, boll më zhyte në humnerë akoma më tepër nga ç’më ke zhytur. Vetëm shpirti im e di ç’po heq po s’ka gjë. Më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por nuk ka problem se t’i kujtoj unë. Ti i dije të gjitha! Unë të kam kërkuar që të dilja që në dhjetor por ti më nxirrje qindra justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të përplasur, të përleshur, sido që të ishte, vetëm që të dilnim që aty sa më shpejt. Po pse moj Olsa, harrove ti që për Vitin e Ri, unë kam qenë në Kosovë te Bearti, duke e festuar me familjen e tij? Pas kësaj më keni kërkuar foto që unë duhet t’i bëja me Andin, foto që nuk u bënë kurrë. Edhe unë për këtë kam prova. Edhe pas kësaj na përmendni krimin e rëndë që është Giveaway, bizneset që bëjme ne kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty, jo se më doje, jo se më paske dashur por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote dhe bizneset donin që të ishim unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata, unë personalisht madje. Edhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo, as një lloj pagese, kemi ikur aty me shpenzimet tona, me veshjet tona, me transportin tonë, me kohën tonë, me gjithçka. Edhe ti na akuzon për biznese…Na bëtë të që vazhdonim takimet ashtu siç e bëtë dhe në emisionin, që na keni shtyrë derisa më në fund nuk pranuam. Më në fund kur nuk bëmë më takime, na nxorrët. E shtytë emisionin e fundit, ditën e fundit me idenë se ç’kishit ça bënit. Gjithsesi boll u talle, mos vazhdo të tallesh më se tek e fundit edhe ne njerëz jemi”, është shprehur ajo.